Operacioni Forca e Ligjit ka kërkuar, të martën, deklarimin e pasurisë për tre të dënuar në Elbasan. Ata janë:
Bashkim Bubeqi, banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”;
Durim Koçi, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
Emanuele Budini, banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Vjedhja”.
Ata kanë 48 orë kohë në dispozicion për të bërë deklarimin e pasurisë.