Shumica socialiste zgjedh Olsian Çelën si Prokuror të ri të Përgjithshëm

Nga Stafi i Exit
Shumica socialiste zgjedh Olsian Çelën si Prokuror të ri të Përgjithshëm

Prokuror i Përgjithshëm do jetë Olsian Çela. Kështu vendosi grupi parlamentar i Partisë Socialiste, në mbledhjen e zhvilluar dje, sipas Balkan Web.

Sot, pritet të votohet në Kuvend për kandidatin Çela.Në garë për vendin e Prokurorit të Përgjithshëm janë Olsian Çela, Arta Marku dhe Fatjona Memçaj.

Kushtetuta përcakton se kandidati për Prokuror të Përgjithshëm duhet të marri 84 vota. Në të kundërt do të emërohet kandidati i listuar në listën e hartuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Lajme te ngjashme