Partia Demokratike akuzoi të enjten kryeministrin Rama se ka gënjyer qytetarët duke propaganduar se ndërtimi i rrugëve nuk është zhvillim dhe se në 7 vite ka ndërtuar vetëm 22 kilometra rrugë.
Përmes një videoje me deklaratat e Ramës ndër vite, ish-deputetja Jorida Tabaku akuzoi kryeministrin se fillimisht i gënjeu qytetarët duke i thënë se ‘rruga nuk është zhvillim’ dhe se të premtosh se do të ndërtosh rrugë dhe të mburresh me ndërtimin e tyre është tregues i një vendi të botës së tretë, të pazhvilluar.
Por Tabaku shton se kohët e fundit, është vetë Rama që ka nisur të premtojë ndërtimin e rrugëve, ndërsa në 7 vite, qeveria Rama ka ndërtuar vetëm 22 kilometër rrugë.