Opozita bjelloruse fiton çmimin Sakharov për Lirinë e Mendimit

Nga Exit News
Opozita bjelloruse fiton çmimin Sakharov për Lirinë e Mendimit

Parlamenti Evropian ka shpallur opozitën bjelloruse fituese të çmimit Sakharov për Lirinë e Mendimit.

Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli e njohi si ‘nisma e grave kurajoze’ në fjalimin e tij përfshihu kryetaren e opozitës Svetlana Tikhanovskaya, çmimi Nobel Svetlana Alexievich, aktivisti politik dhe artisti Maryia Kalesnikava, Volha Kavalkova dhe Veranika Tsapkala.

Ai përmendi edhe themeluesit e kanalit në Telegram NEXTA, Stsiapan Putsila.

Çmimi do të dorëzohet në një ceremoni të organizuar, më 16 dhjetor nga Parlamenti Evropian.

Pretendentët e tjerë të çmimit ishin aktivistët e mjedisit ‘The Guapinol’ dhe Berta Cáceres nga Hondurasi dhe Arqipeshkopi i Mosul, Najeeb Michaeel.

Çmimi e ka marrë emrin nga fizikanti rus dhe politikani Andrei Sakharov. Ai u krijua në 1988 për të nderuar individët dhe organizatat në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore.

Vitin e kaluar çmimi u fitua nga ekonomisti Ilham Tohti.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>