Partia Demokratike ka braktisur seancën e dytë të Kuvendit, të hënën. Përplasja mes kryetarit të PD-së Lulzim Basha dhe kryetares së Kuvendit Nikolla nisi pas kërkesës së deputetit të LSI-së Petrit Vasili, i cili kërkoi përfshirjen e 4 deputete në komisionet parlametare.
Vasili kërkoi ndërprerjen e seancës në mënyrë që ata të përfshiheshin.
Kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla e mbështeti kërkesën dhe kërkoi riemërim të ri të anëtarët të komisionit, duke qënë se PD kishte emeruar një deputet në dy komisione të ndryshme.
Ai propozoi të votohen vetëm kryetarët dhe më pas rindarja e anëtarëve të komisioneve.
Ky propozim u kundërshtua nga Basha. Ai akuzoi Nikollën se po shkel Kushtetutën në ditën e parë të Kuvendit. Më pas deputetët e PD-së vendosën të largoheshin nga seanca. Asnëj prej tyre nuk u prononcua për median.
Ndërsa, Balla u shpreh se koha e ‘sherrnajave’ ka përfunduar dhe opozita duhet të bashkëpunojë.