
Opozita denoncoi të dielën dy raste të cenimit të të drejtës së votës në Berat. Përfaqësuesi i PD-së, Tomorr Alizoti deklaroi se është dhunuar një vëzhgues i PD. Përmes një deklarate për mediat, ai u shpreh:
“Një vëzhgues i PD në KZAZ 65 në Berat është dhunuar fizikisht. Arben Mpeshtanaku është dhunuar. I bëj thirrje bandave të Klosit që të mos prekin anëtarët dhe vëzhguesit e PD”
Ndërkohë që përfaqësuesi i LSI, Ardit Çela njoftoi se një qytetar në Tërpan ka shkuar për të por sistemi e ka nxjerrë sikur ka votuar dy here. Sipas tij qytetari nuk ka votuar asnjëherë.