PD dhe LSI kërkojnë të ruhet konsensusi i arritur më 5 qershor si e vetmja mënyrë “për garantimin e një klime normale politike para zgjedhjeve, dhe për procesin e integrimit në BE”.
Në deklaratën e përbashkët për shtyp, ata shprehën gadishmërinë për të vazhduar dialogun pa prekur marrëveshjen e 5 qershorit, për çdo çështje të zgjedhjeve.
“Heqja dorë nga aktet e njëanshme që minojnë konsensusin e arritur pas 6 muajve përpjekje, dhe angazhimi i të gjitha partive politike për të arritur konsensus për çdo çështje që lidhet me zgjedhjet, i shërben Shqipërisë dhe të ardhmes së saj europiane.”
Më 23 korrik, Kuvendi miratoi marrëveshje e arritur mes PD, PS, LSI dhe Rudina Hajdarit më 5 qershor për reformën zgjedhore. Më 30 korrik Kuvendi do të miratojë ndryshimet kushtetuese të propozuara nga opozita parlamentare dhe te mbështetura nga Partia Socialiste.