Opozita e bashkuar deklaroi se çdo ndryshim i Kushtetutës është tentativë për të prishur marrëveshjen e 5 qershorit.
Në një deklaratë zyrtare, opozita pohoi se vendimi i Komisionit të Ligjeve për të ndryshuar Kushtetutën minon procesin e integrimit europian.
“Tentativa për prishjen e Dakordësisë së 5 Qershorit, të arritur me mbështetjen dhe ndërmjetësimin e plotë të partnerëve strategjikë SHBA – BE, është përgjegjësi VETEM e Edi Ramës. Ky akt minon procesin e integrimit europian të vendit dhe dëshmon përpara opinionit publik, se Edi Rama për pushtetin e tij personal është në gjendje të hedh në erë të ardhmen europiane të Shqipërisë.
Çdo lojë e pisët për të ndryshuar në mënyrë të fshehtë dhe të njënashme Kushtetutën nga njeriu që është i tmerruar nga zgjedhjet dhe vullneti i qytetarëve, është dëshmi e fundit të tij të pashmangshëm. Ky akt rikonfirmon se Edi Rama është një mashtrues tinzar që, për pushtetin e tij, shet interesat e vendit dhe të shqiptarëve, rrënon procesin e integrimit europian dhe izolon Shqipërinë, duke kërcënuar rëndë stabilitetin politik dhe shoqëror të vendit.”
Opozita shtoi më tej se Kushtetuta dhe sistemi zgjedhor ndryshohet nga qytetarët me referendum popullor dhe se ajo i bindet vetëm vendimeve të qytetarët dhe jo interesave të kryeministrit Rama.