Opozita kërkon komision bipartizan për Kodin Zgjedhor

Opozita kërkon komision bipartizan për Kodin Zgjedhor

 

Partia Demokratike propozoi ngritjen e një komsioni parlamentar bipartizan për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi  tha se nuk është e nevojshme tryeza e të gjitha partive politike për të bërë ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Me këtë propozim, PD përjashton rolin e LSI-së në  këtë proces, pasi është kjo parti që ka kërkuar përfshirjen e të gjitha partive politike në ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Bylykbashi sqaroi se opozita dhe maxhoranca, duhet të kenë numër të barabartë anëtarësh dhe komisioni të kryesohet nga opozita. “Kemi bërë kërkesën për të inicuar komisionin bipartizan për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Nuk ka diskutim që PD do ta udhëheqë proçesin drejt plotësimit të rekomandimeve të OSBE/ ODIHR. Edi Rama dhe Ilir Meta duhet të kenë vullnetin të frenojnë veten e vet nga shkelja e ligjit dhe standardeve dhe të mos blejnë votën”,  tha Bylykbashi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>