Partitë e opozitës izraelite kanë arritur një marrëveshje për të formuar një qeveri të re që do t’i jepte fund mandatit 12-vjeçar të Benjamin Netanyahut si kryeministër.
Yair Lapid, udhëheqësi i partisë së qendrës Yesh Atid, njoftoi se kishte arritur një marrëveshje me 8 parti të tjera.
Sipas marrëveshjes, posti i kryeministrit do të mbahet dy vitet e para nga kreu i partisë së djathtë Yamina, Naftali Bennet për t’i kaluar më pas Lapidit.
Presidenti izraelit Reuven Rivlin i ka bërë thirrje parlamentit që të mblidhet sa më shpejt të jetë e mundur për të votuar qeverinë e re.
Pjesë e koalicionit qeverisës do të jetë për herë të parë në historinë e Izraelit edhe një parti që përfaqëson komunitetin arab.
Para se qeveria të betohet ajo duhet të votohet nga shumica në parlamentin 120 vendësh.
Izraeli ka zhvilluar 4 zgjedhje në 2 vitet e fundit për shkak të mos arritjes së një shumice të qëndrueshme nga koalicionet qeverisëse.
Partia e krahut të djathtë e Netanyahut, fitoi shumicën e vende në zgjedhjet e fundit të marsit, por ai nuk ishte në gjendje të formonte koalicion qeverisës.