Partia e opozitës të Social-Demokratëve në Rumani ka marrë më shumë vota se Partia Liberale Kombëtare, e cila është në qeveri, në zgjedhjet parlamentare të së dielës.
Social-Demokratët fituan 29.8 për qind të votave për në Dhomën e Deputetëve dhe 30.2 për qind për në Senat.
Partia Liberale Kombëtare fitoi 25.1 për qind të votave për në Dhomën e Deputetëve dhe 25.5 për qind për në Senat.
Pjesëmarrja në zgjedhje në Rumani ka qënë mjaft e ulët ku vetëm 33 për qind të qytetarëve morën pjesë në votime.