
Deputeti Andi Përmeti i ka bërë thirrje kolegëve të tij të opozitës në parlament që të bojkotojnë parlamentin nëse shumica socialiste nuk pranon hapjen 100% të listave të kandidëtave për deputetë.
Duke iu drejtuar kolegëve, Përmeti u shpreh:
“Ju ftoj që të bojkotojmë këtë parlament, nëse nuk plotësohet kërkesa jonë për listat e hapura.”
Deputetja Rudina Hajdari ishte e para që mbështeti propozimin e Përmetit.
“Jemi të gatshëm të bëjmë çdo sakrificë që të çojmë këtë kauzë kaq të bukur përpara” – deklaroi Hajdari për median.
Ajo më parë akuzoi shumicën socialiste dhe kryeministrin Rama se po mashtrojnë qytetarët me propozimin e tyre për listat e hapura, që në praktikë nuk lejon hapjen reale të listave.