Opozita parlamentare kërkon shkarkimin e Metës

Nga Exit News
Opozita parlamentare kërkon shkarkimin e Metës

Deputetët e opozitës parlamentare kanë mbështetur kërkesën për shkarkimin e Metës dhe kanë akuzuar shumicën socialiste se po bëjnë pazare me presidentin.

Relatori Halit Valteri, në komisionin hetimor, tha se socialistët po bëjnë sërish pazar me Metën në kurriz të shqiptarëve, duke e amnistuar presidentin për shkeljet në lidhje me dekretin e anulimit të zgjedhjeve të 30 qershorit dhe për emërimet në Gjykatën Kushtetuese:

“Ky komision është ngritur një vit më parë. Janë zhvilluar dhjetëra mbledhje dhe janë marrë dëshmi, përfshirë edhe të presidentit.

Sot e zbutët dhe e çuat në çështje procedurale dhe ky komision ka dalë jashtë objektit të tij.

Ndoshta ky është momenti i rimartesës së Ramës me Metën. Ndoshta flirtet e muajve të fundit me Metën janë për ta amnistuar nga shkelja e Kushtetutës dhe ju konsumoni pazarin e radhës në kurriz të shqiptarëve.”

Sipas Valterit, presidenti Meta kapërceu kompetencat e tij kur lëshoi dekretin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Pas leximit të qëndrimit të tyre, deputët Halit Valteri, Alban Zeneli dhe Arlind Çarçani kanë braktisur mbledhjen.

Ndërsa deputeti Adriatik Alimadhi tha se mbështet qendrimin e shumicës socialiste, e cila u tërhoq nga kërkesa për shkarkimin e Metës.

Raporti përfundimtar i komisionit do të përmbajë të dyja qëndrimet dhe do të paraqitet në kuvend.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>