Opozita parlamentare propozon 1/3 e listës të jetë e mbyllur

Nga Exit News
Opozita parlamentare propozon 1/3 e listës të jetë e mbyllur

Opozita parlamentare paraqiti të enjten në Kuvend propozimet e saj në lidhje me listat dhe pragun zgjedhor.

Exit sjell më poshtë propozimet në mënyrë të përmbledhur.

1. Një e treta e listës do të jetë e mbyllur

Në draftin e paraqitur parashikohet se një e treta e listës do të jetë e mbyllur dhe gjithashtu kryetari i  partisë mund të përcaktojë renditjen e kandidatëve dhe përcaktimin e kandidatëve, të cilët nuk do të votohen nga qytetarët.

Kjo do të thotë se partitë politike kanë të drejtë të vendosin renditjen në lista deri të 47 kandidatëve për deputetë, ndërsa pjesa tjetër i takon votuesve.

Në rast se do të vendoset që të mbahet një e treta e listës e mbyllur, kjo gjë me gjasa nuk do të ketë ndikim te partitë e mëdha.

Në zgjedhjet e vitit 2017, PS ka marrë 74 mandate, PD 44 mandate kurse LSI ka marrë 19 mandate.

Në rastin e LSI, parashikimi se një e treta e listës do jetë e mbyllur, do të thotë se e lista fituese do të vendoset sërish nga kryetari i partisë dhe parashikimi se dy e treta e listës është e hapur do të jetë fiktiv.

Edhe në rastin e PD-së, kryetari i partisë do të vendosë pothuajse të gjithë kandidatët në listën fituese—në varësi të votave mundet që zgjedhësit të përcaktojnë një deri në dy kandidatë.

Ky parashikim prek vetëm PS, ku votuesit do të kenë mundësi të përcaktojnë tre deri në katër deputetë në çdo qark.

2. Vendosja e pragut zgjedhor

Opozita ka propozuar vendosjen e pragut 1 përqind për të fituar një vend në parlament. Kodi Zgjedhor aktual parashikon një prag prej 3 përqind të votave në rang vendi.

3. Barazia gjinore

Opozita parashikon se në lista një në tre kandidatë duhet të jetë grua.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>