Opozita e Bashkuar pranoi ftesën e kryeministrit Rama për tu ulur në bisedime për ndryshimet kushtetuese . Në një deklaratë zyrtare ajo kërkon që parlamenti të votojë ndryshimet sipas marrëveshjes së 5 qershorit.
“Opozita e Bashkuar rikonfirmon se i qëndron marrëveshjes së 5 Qershorit dhe apelit të përsëritur të partnerëve strategjikë për miratimin e saj sa më parë në Kuvend, pa asnjë ndryshim dhe pa ndryshime kushtetuese të njëanshme.
Rikonfirmojmë qëndrimin tonë se nëse Partia Socialiste është vërtetë e interesuar për të diskutuar mbi çështje të tjera në lidhje me reformën zgjedhore, ajo është e obliguar nga Marrëveshja e 14 Janarit dhe nga Marrëveshja e 5 Qershorit t’i parashtrojë ato për diskutime dhe vendimmarrje konsensuale në Këshillin Politik.
Opozita e Bashkuar shpreh gatishmërinë të vazhdojë diskutimin dhe punën në Këshillin Politik për çdo temë dhe çështje që lidhet me zgjedhjet, duke nisur nga sot, por pa penguar apo vonuar miratimin pa ndryshime, sa më parë të dakordësisë së 5 Qershorit.”
Opozita pohon se kjo miratimi i reformës sipas marrëveshjes është kusht për anëtaresimin në BE.
Ky reagim erdhi pas ftesës së kryeministrit Rama për tu ulur në bisedime me kreun e PD-së Lulzim Bashën dhe Presidentin Meta për ndryshimet kushtetuese.