Partia Demokratike zhvilloi sot protestën e rradhës kundër qeverisë Rama-Meta. Protestuesit u mblodhën rreth orës 10 përpara godinës së Kuvendit, ndërkohë që brenda zhvillohej seanca e fundit plenare për këtë vit.
Protesta u drejtua nga Forumi Rinor i PD-së. Dhjetra të rinj morën fjalën njeri pas tjetrit, duke denoncuar gjendjen e vështirë të vendit, veçanërisht mungesën e vendeve të punës, gjendjen e arsimit, korrupsionin dhe mungesën e shpresës për të ardhmen.
Folësve ju shtuan edhe disa deputetë, relativisht të rinj në moshë, si Jorida Tabaku e Gert Bogdani, të cilët kërkuan largimin e qeverisë Rama.
Kryetari PD-së Lulzim Basha iu bashkua protestueve rreth orës 12. Në fjalën e tij, ai akuzoi qeverinë për korrupsion e konçesione klienteliste. Zoti Basha premtoi anullimin e ligjit për arsimin e lartë me ardhjen e PD-së në pushtet. Në fund, ai u shpreh se “janari do të jetë nisja e aksionit më të madh kundër korrupsionit në 25 vite.”
Protestesta ka qenë krejtësisht e qetë dhe pa incidente.