Televizioni Ora News lajmëroi, mesditën e të hënës, se personi me emrin Ilir Dedja, i përfshirë në skandalin e tenderit 60 milionë euro në Zimbabve, nuk ka të njëjtat gjeneralitete me biznesmenin e inceneratorëve Klodian Mërtiri.
OraNews citon burime të sajat nga Interpol Tirana, e cila ka pohuar se Ilir Dedja është i ditëlindjes 9 shkurt 1969, ndërsa Klodian apo Mirel Mërtiri është i ditëlindjes 8 gusht 1978.
Interpol Tirana po vazhdon procesin e verifikimit të figurës së Ilir Dedjes.
Në 19 qershor u arrestua Ministri i Shëndetësisë në Zimbabve, Obadiah Moyo dhe u shpall në kërkim Ilir Dedja, pasi akuzohen për korrupsion në një tender me vlerë 60 milionë euro për mjeke mjekësore për Covid-19.
Dyshohet se pas emrit të rremë të Ilir Dedes fshihet Klodian Mërtiri, i cili mban dhe emrin tjetër Mirel Mërtiri. Në Shqipëri Klodian Mërtiri njihet si biznesmeni i inceneratorëve të djegies së plehrave.
Për lidhjen mes Klodian Mërtirit dhe zyrtarëve shqiptarë për përfitimin e kontratave koncesionare të inceneratorëve lexo këtu,këtu dhe këtu.