Organizata Botërore e Tregtisë, pandemia rrezikon recesionin më të madh ekonomik të kohës sonë

Nga Exit News
Organizata Botërore e Tregtisë, pandemia rrezikon recesionin më të madh ekonomik të kohës sonë

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Tregtisë (WTO) paralajmëroi të mërkurën se pandemia e koronavirusit mund të shkaktojë recesionin më të thellë të përjetuar ndonjëherë.

Në një videokonferencë në Gjenevë të Zvicrës, ku drejtori i WTO-së, Roberto Azevedo, paraqiti parashikimet rreth situatës, ai u shpreh:

“Ndërsa përballemi me atë, që mund të jetë recesioni më i thellë ekonomik, apo rënia më e thellë e kohërave tona, ne duhet të synojmë shfrytëzimin sa më shumë të mundshëm të të gjithë shtytësve [ekonomik] të zhvillimin e qëndrueshëm për zmbrapsjen e situatës”

Një parashikimet e WTO-së thuhet se prej pandemisë së koronavirusit, tregtia botërore pritet të bjerë në mënyrë dramatike gjatë vitit 2020 me skenarë të ndryshëm nga 13-32 për qind.

WTO/Projeksionet e volumeve të tregtisë botërore.

Pothuajse të gjitha rajonet do të vuajnë rënje dyshifrore të eksporteve, me Amerikën e Veriut dhe Azinë, të cilat pritet të goditen më së shumti.

Tregtia ka të ngjarë të bjerë më ashpër në sektorët kompleksë me filiale të shumta, veçanërisht elektronika dhe prodhimi i makinave.

Situata ekonomike do të varet thelbësisht me mënyrën se si do të menaxhohet pandemia, sa do të zgjasë dhe politikat që do të aplikohen nga qeveritë për të mbajtur tregjet hapur.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>