Mbi 60 mijë fëmijë shqiptarë, ose rreth 10% të popullsisë minorene të vendit kanë kërkuar azil për herë të parë në një vend të BE -së gjatë 10 viteve të fundit.
Kjo është gjetja e raportit të publikuar nga Qendra për mbrojtjen e të drejtave te Fëmijëve, të premten.
CRCA ka bërë thirrje për një hetim parlamentar urgjent për arsyet pse mbi 60 mijë fëmijët shqiptarë që kanë aplikuar për azil jashtë vendit:
“CRCA/ECPAT Shqipëri do t’i kërkojë Parlamentit të ri që të ngrejë urgjentisht një Hetim Parlamentar për të identifikuar arsyet, shkaqet dhe kush është përgjegjës për azilin masiv të fëmijëve shqiptarë! “
Ata vunë në dukje se nuk ka asnjë informacion mbi kushtet ose kushtet e jetesës së këtyre fëmijëve, apo edhe se ku ndodhen tani.
Një numër kaq i lartë i azilkërkuesve fëmijë paraqet “një sërë rreziqesh ekonomike, sociale, të sigurisë dhe politike, si nëterma afatëshkurtër, ashtu edhe afatgjatë”, vijon deklarata e CRCA/ECPAT.
Organizata nuk ka publikuar të dhëna zyrtare se sa prej fëmijëve kanë marr azil, sa janë refuzuar dhe sa ende presin një përgjigje. Eurostat vëren se mbi 80% e fëmijëve shqiptarë që kërkojnë azil janë nën moshën 14 vjeç.
Vit pas viti, statistikat janë shqetësuese. Në vitin 2015, 18 mijë fëmijë aplikuan për azil, ndërsa në vitin 2020, shifra ishte 1700fëmijë – vendi më i preferuar për të kërkuar azil në Francë, i ndjekur nga Belgjika dhe Gjermania.