Organizata Pink Embassy kërkesë për njohjen e martesave mes të njëjtit seks në Shqipëri

Nga Alice Taylor
Organizata Pink Embassy kërkesë për njohjen e martesave mes të njëjtit seks në Shqipëri

Organizata Pink Embassy ka kërkuar lejimin e martesave brenda komunitetit LGBTI dhe birësimit të fëmijëve nga ky komunitet.

Lidhur me disa ndryshime dhe përmirësime, që Ministria e Drejtësisë bëri kohët e fundit në ligjin Për Birësimin dhe Kodin e Familjes, Organizata kërkoi ndryshime të mëtejshme për të eleminuar “diskriminimin e hapur ndaj personave LGBTI”.

Pavarësisht kërkesave të brendshme dhe presionit ndërkombëtar ndaj Shqipërisë për të njohur martesat mes të njëjtit seks dhe birësimin nga individë të të njëjtit seks, nuk ka pasur progres ose vullnet të dukshëm për të ndryshuar. Pink Embassy pohon në një deklaratë dërguar Exit, se diskriminimi i hapur vazhdon në vend duke përfshirë përjashtimin e njohjes ligjore të këtyre çifteve, cenimin e të drejtës për të pasur një familje ose për të birësuar.

26 shtete të BE njohin martesën dhe bashkëjetesën e këtyre çifteve, ndër të cilat 14 njohin martesën mes të njëjtit seks, 12 njohin partneritetin civil.

Organizata tha se “paragjykimet shoqërore në lidhje me martesën në Shqipëri janë ngulitur thellë në ligjet e mbetura që janë haptazi diskriminuese ndaj personave LGBTI.”

Ministria e Drejtësisë ka zhvilluar konsultime publike për dy ligjet në lidhje me familjen dhe birësimin. Gjatë takimit të fundit, Pink Embassy paraqiti zyrtarisht kërkesën e saj për eleminimin e të gjitha pengesave ligjore që ligji shqiptar ka ndaj personave LGBTI.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>