Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve i ka bërë thirrje udhëheqësve të botës të lirojnë nga burgu gazetarët dhe punonjësit e mediave të burgosur, në mes të pandemisë së koronavirusit.
Në një letër të botuar më 30 mars, ata kërkuan lirimin e “menjëhershëm dhe pa kushte” të 250 gazetarëve të burgosur. Ata kanë nisur një fushatë #FreeThePress për të ushtruar presion mbi qeveritë të cilat mbajnë në burg gazetarët.
Organizata shkruan se gazetarët e burgosur në vendet e prekura nga koronavirusi janë në rrezik për jetën dhe se gazetarin nuk mund të “dënohet me vdekje”.
Organizata i kujton qeverive deklaratën e OBSH-së se “njerëzit e burgosur dhe ata që punojnë në ambjente të mbyllura, janë më vullnerabël ndaj koronavirusit se sa popullsia e gjërë”.
Amnesty International dhe 29 organizata të të drejatve të njeriut dh etë medias i kanë kërkuar qeverisë turke të lirojë gazetarët e burgisur, aktivitët e të drejatve të njeriut, duke qënë se koronavirusi po prek gjithmonë e më shuëm vendin.
Amnesty International është e shqetësuar sepse mendon që pavarësisht se Turqia do të lirojë 100 mijë të burgosur, ajo nuk do të përfshijë në këtë listë gazetarët dhe të burgosurit e tjerë politikë.
Në një deklaratë për shtyp, ata shkruan:
“Mbipopullimi dhe mos dezinfektimi i ambientet tashmë paraqesin një kërcënim serioz për shëndetin e të burgosurve në burgjet e Turqisë, ku vuajnë dënimin rreth 300,000 të burgosur dhe shërbejnë rreth dhjetëra mijëra punonjës. Ato do të përkeqësohen nga pandemia e koronavirusit. Sidoqoftë, ne mbetemi të shqetësuar që gazetarët, mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe të burgosurit e tjerë që duhet të lirohen, do të qëndrojnë pas hekurave në paketën e hartuar nga qeveria”.
Organizatat e të drejtave të njeriut u ka bërë thirrje autoriteteve turke të konsiderojnë gjithashtu lirimin e të burgosurve të moshuar dhe ata me kushte të rënda mjekësore. Ata thanë që autoritetet duhet të sigurojnë shërbim shëndetësor pë të gjtihë të burgosurit, në përputhje me standardet në dispozicion në komunitet.
Organizatat i kërkuan qeverisë turke të shfrytëzojë mundësinë për të liruar menjëherë njerëzit e burgosur padrejtësisht. Ata kërkuan që të merret në konsideratë urgjente lirimi i atyre që nuk janë dënuar ende me vendim dhe të atyre që përbëjnë rrezik infektimi dhe përhapje virusi në burg”.