Organizatat ndërkombëtare të medias apel Ruçit të tërhiqet nga rregullorja e re e Kuvendit

Organizatat ndërkombëtare të medias apel Ruçit të tërhiqet nga rregullorja e re e Kuvendit

Dy organizata ndërkombëtare të medias, Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPI) dhe Përgjigjja e Shpejtë ndaj Lirisë së Medias (MFRR), i bënë thirrje kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçit të tërhiqej nga ndryshimet në rregulloren e Kuvendit që kufizon rolin e gazetarëve.

një letër të hapur ato ngrejnë shqetësimin për kufizimin e qasjes së gazetarëve në organin ligjvënës, kufizimin emundësive për të bërë pyetje kritike dhe për t’u angazhuar si dhe censurimin apo manipulimin e mundshëm që stafi parlamentar mund të ushtrojë përmes kontrollit të vfilmimeve.

“Për më tepër, dallimi midis gazetarëve që punojnë për media private dhe atyre që punojnë për transmetuesin publik do të krijojë një sistem të dyfishtë të aksesit që është arbitrar dhe i padrejtë,” shkruhet në letër.

Organizatat kërkojnë që këto rregulla të tërhiqen dhe çdo ndryshim të respektojë lirinë e medias dhe të kalojë përmes një procesi konsultimesh.

“Çdo ndryshim i ri duhet të miratohet vetëm pas konsultimit me shoqatat e gazetarëve dhe sindikatat dhe aktorët e shoqërisë civile. Mbulimi i barabartë, i drejtë dhe i papenguar i procedurave parlamentare është një shenjë dalluese e një demokracie të fortë,” deklarojnë ato.

E njëjta letër iu dërgua edhe Komisionerit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi, si dhe Komisionerit të Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatović.

Kuvendi mbajti sot një takim konsultues me gazetarët, ku njëkohësisht pretendoi se kishte pyetur mediat për rregullore, se ajo lehtësonte punën e gazetarëve për trasparencë dhe se kishte ndjekur një qasje të gabuar me mosinformimin e tyre në kohë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>