Organizatat, peticion qeverisë për paketë financiare gjatë pandemisë për personat me aftësi të kufizuara

Organizatat, peticion qeverisë për paketë financiare gjatë pandemisë për personat me aftësi të kufizuara

Disa organizata të shoqërisë civile kanë publikuar të hënën një peticion, drejtuar qeverisë, për miratimin e një paketë financiare për përballimin e pandemisë nga personat me aftësi të kufizuara.

Fillimisht kërkesa e Fondacionit Down Syndrome Albania, në bashkëpunim me organizatat “Së bashku” dhe Together for Life, u dorëzua pranë Kryeministrisë në datën 8 prill, por ajo mbeti e pa adresuar pavarësisht perjudhës parazgjedhore në vend.

Sipas një studimi të titulluar Impakti i Covid-19 tek personat me AK në Shqipëri” i organizatës Together for Life, rreth 79.8 % e të intervistuarve u shprehën se kanë pasur pamundësi për të përballuar shpenzimet për ushqim, barna dhe kosto të tjera të jetesës.

Përveç mungesës së mbështetjes financiare, kjo kategori përballet me mungesa në shërbime, në aksesueshmëri, në punësim si dhe me varfërinë, e thelluar nga shpenzimet mjekësore, si rrjedhojë e sëmundjeve shoqëruese.

Sipas hulumtimit të një muaji më parë nga emisioni “Me pak fjalë” vetëm 4% të personave me aftësi të kufizuara merrnin shërbime në qendrat publike të përkujdesit në Shqipëri.

Prandaj, organizatat bëjnë thirrje për “alokimin sa më të shpejtë të një pakete financiare mbështetëse për Personat me AK në Shqipëri me qëllim lehtësimin e pasojave të Covid-19”.

Ndihma e propozuar, sipas tyre, nuk duhet të jetë më pak se ndihma mujore që kjo kategori përfiton aktualisht, rreth 10 mijë lekë të reja.

Tre organizatat kanë kërkuar mbështetjen e publikut për ta sjell këtë problem në vëmendjen e qeverisë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>