Nga 24 deri në 29 janar, një mision i OSBE/ODIHR do të vizitojë Shqipërinë për të vëzhguar masat dhe procesin përgatitor për zgjedhjet e 25 prillit.
OSBE ka njoftuar, të martën, përmes një letre Ministrinë e Punëve të Jashtme për vizitën.
Vizita paraprake e misionit ka për qëllim vlerësimin e situatës parazgjedhore në vend.
Sipas letrës, misioni do të takohet me përfaqësues të ministrisë së Jashtme, asaj të Brendshme, KQZ-në e re, Këshillin Politik, Kolegjin Elektoral, ashtu si dhe me përfaqësues të Autorietit të Mediave Audiovizive.
Po ashtu, misioni parashikon të zhvillojë takime dhe me partitë politike, median, shoqërinë civile dhe komunitetin ndërkombëtar.