OSBE/ODIHR: Po vëzhgojmë të gjithë procesin jo vetëm ditën e votimit

Nga Exit News
OSBE/ODIHR: Po vëzhgojmë të gjithë procesin jo vetëm ditën e votimit

Ambasadorja Ursula Gacek, kryetarja e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR, deklaroi se në focus të tyre është i gjithë procesi jo vetëm dita e votimit

Përmes një reagimi për gazetarët, nga qendra e votimit në Jordan Misja, Gacek theksoi se misioni ka vëzhguar dhe do të vëzhgojë të gjithë procesin zgjedhor.

“Mbase duhet t’ju shpjegoj pse jam këtu. Misioni i dedikohet mbarëvajtjes së fushatës elektorale. Jam në Shqipëri prej datës 17 mars. Gjitha vëmendja i dedikohet ditës së zgjedhjeve, po për ne si mision është vetëm një pjesë. Fokusi i vëzhgimit të fushatës në tërësi, paregullsitë gjatë saj, sjellja e kandidatëve.”

Ajo shtoi se misioni është duke mblledhur ende informacione për të gjitha javët e fushatës elektorale në vend.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>