OSBE-ODIHR shpreh mbështetje për të ndihmuar reformën zgjedhore

Nga Exit News
OSBE-ODIHR shpreh mbështetje për të ndihmuar reformën zgjedhore

ODIHR ka shprehur sot gadishmërinë për të dhënë mbështetjen e saj në ndihmë të përfundimit të reformës zgjedhore në Shqipëri.

Top Channel i është drejtuar zyrës qendrore të ODIHR në Varshavë në lidhej me kërkesën e opozitës për të kërkuar mendimin e ODIHR në lidhje me ndryshimet kushtetuese të miratuara në 30 korrik.

ODIHR ka shmangur përgjigjen direkt duke bërë një përgjigje neutrale në mbështetje të Shqipërisë:

“ODIHR mbështeti punën e Komisonit Parlamentar Ad-Hoc dhe Këshillit Politik përpara miratimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor këtë verë.

Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë të mbështesim Këshillin dhe shpresojmë të marrim detaje në lidhje me aktivitetet e këtij Këshilli dhe se si mund të japim një ndihme konkrete.

ODIHR mbetet i gatshëm të mbështesë Shqipërinë në adresimin e rekomandimeve tona zgjedhore”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>