OSBE, në raportin e brendshëm të publikuar më 14 qershor, mbi zgjedhjet vendore në Shqipëri, ka konfirmuar se Partia Socialiste aktualisht do të garojë e vetme në 31 bashkitë e vendit. Kjo do të thotë se banorë e këtyre bashkive i është hequr e drejta për një votim vërtet demokratik.
Raporti thekson se “Kodi Zgjedhor nuk parashikon ndonjë procedurë të vecantë për zgjedhje pa kundërshtarë.”
Përfundimet e OSBE-ODIHR paraqesin një pamje të zymtë të gjendjes së kuadrit ligjor në të cilin supozohet se do të zhvillohen zgjedhjet:
“Shumë rekomandime të mëparshme të OSBE-së mbetet të paadresuara, përfshirë edhe ato që lidhen me paanshmërinë e komisionieve zgjedhore, transparencën e financimit të fushatës, dekriminalzimin e shpifjes dhe mekanizmin për zgjodhjen e mosmarrëveshjeve zgjedhore”.
Për më shumë, raporti përmend politizimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), i cili aktualisht ka vetëm 5 nga 7 anëtarë që duhet të kishte, 4 prej të cilëve janë emëruar nga Partia Socialiste.
Gjithashtu, në Komisionet për Administrimin e Zonave Zgjedhore (KZAZ) kontrollohen nga shumica socialiste, duke qënë se kolegji Zgjedhor i ka mohuar opozitës të drejtën për të pasur komisionerët e saj në KZAZ.
OSBE vëren se vendimi i KQZ, i konfirmuar nga Kolegji Zgjedhor, nuk mbështet në Kodin Zgjedhor:
“Ndërsa, dispozitat e Kodit Zgjedhor për përbërjen e administratës zgjedhore i referohen partive politike që përfaqësojnë shumicën parlamentare dhe opozitën parlamentare, me vendimin e tij numër 657 të datës 23 maj 2019 [KQZ] e kushtëzoi të drejtën për emërimin e komisionerëve me pjesmarrjen në zgjedhje”.
Për më shumë raporti përmend përjashtimin e diskutueshëm që KQZ i bëri partisë së re, Bindja Demokratike, e drejtuar nga Astrit Patozi, nga detyrimi për të mbledhur firmat e nevojshme për tu regjistruar si subjekt zgjedhor.
OSBE gjithashtu vëren se skena mediatike është e përqendruar më shumë se kurrë në një dorë:
“Përfundimi i procesit të dixhitalizimit rezultoi se një familje e vetme kontrollon tre nga pesë frekuencat private kombëtare.”
Kjo është familja Hoxha, pronare e televizionit Top Channel, e cila ka qënë e lidhur ngushtë me Kryeministrin Rama që kur ai ka qënë Kryebashkiak i Tiranës. Gjithashtu, arkitekti i shtëpisë së Kryeministrit Rama në Surrel është edhe arkitekti i varrit monumental të Dritan Hoxhës.
Ndërkohë në vend ka shumë pak kontroll mbi përdorimin e medias nga partitë politike, dhe KQZ ka dështuar për ngritjen e Bordit të Monitorimit të Medias brenda afateve ligjore.