Sistemi i ri zgjedhor deformon votën e votuesve

Sistemi i ri zgjedhor deformon votën e votuesve

Kodi i ri zgjedhor i miratuar në korrik 2020 ka deformuar votën e votuesve.

Në emisionin “Me Pak Fjalë” u shpjeguan elementët që tregojnë shtrembërimin e proporcionalitetit në zgjedhje dhe disa nga shkaqet e këtij fenomeni.

Së pari, sistemi zgjedhor ka krijuar pabarazi mes përqindjes së votave të marra në zgjedhje dhe shpërndarjes së mandateve në Kuvend.

Në këto zgjedhje arritën të fitojnë mandate në Kuvend vetëm 4 subjekte zgjedhore.

  • PSD me 2.25% të votave
  • LSI me 6.81% të votave
  • PD me 39.43% të votave
  • PS me 48.68% të votave

Por kjo përqindje votash nuk u reflektua me të njejtën përqindje vendesh në Kuvend.

  • PSD fitoi 3 mandate ose 2% e vendeve në Kuvend
  • LSI fitoi 4 mandate ose 3% e vendeve në Kuvend
  • PD fitoi 59 mandate ose 42% e vendeve në Kuvend
  • PS fitoi 74 mandate ose 53 % e vendeve ne Kuvend

Dy partitë e mëdha, PD dhe PS kanë marrë më shumë mandate në Kuvend në raport me përqindjen e votave që kanë fituar në zgjedhje.

Ndërsa në rastin e LSI, ajo ka marrë dy herë më pak vende në Kuvend në krahasim me përqindjen e votave që ka fituar në zgjedhje.

 

 

Së dyti, sistemi zgjedhor favorizon partitë e mëdha, dhe partitë e vogla lokale, ndërkohë penalizon partitë e vogla kombëtare dhe kandidatët e pavarur:

PD dhe PS i duhen rreth 10 mijë e 500 vota për një mandat deputeti, ndërsa LSI-së në këto zgjedhje i janë dashur rreth 27 mijë vota për një mandat.

Diferenca mes LSI dhe PSD është rreth 70 mijë vota por në Kuvend është vetëm 1 deputet.

Nisma Thurje ka marrë mbi 10 mijë vota dhe as nuk i është afruar ndonjë mandati në qarqe.

Këto shtrembërime të proportionalitetit vijnë kryesisht nga dy elementë:

Së pari është ndarja e vendit në 12 zona zgjedhore sipas qarqeve, pra poporcional rajonal dhe jo kombëtar, i cili e trajton të gjithë vendin si një njësi zgjedhore.

Ndarja në 12 qarqe me formulën d’Hondt të shpërndarjes së mandateve favorizon partitë e mëdha dhe dëmton partitë e vogla.

Kjo pasi partive të vogla i kërkohet të kenë përfaqësim pothuajse në të gjithë vendin ose rezultate shumë të larta në qarqe të caktuara.

Kandidimi në qarqe kërkon gjithashtu që kandidatët të kenë lidhje të ngushtë me atë qark.

Në rastin e partive të mëdha kjo kompensohet nga logoja e partisë por dhe nga burimet e shumta njerëzore që kanë këto parti.

Elementi i dytë që krijon pabarazi në zgjedhje është vështirësia për të kandiduar për kandidatët e pavarur.

Sipas ndryshimeve të reja në Kodin Zgjedhor, që subjektet të marrin mandat në Kuvend duhet të marrin minimumi 1% të votave në rang kombëtar. Në zgjedhjet e 25 prillit ky prag ishte rreth 15 mijë vota.

Ky rregull vlen edhe për kandidatë e pavarur të cilët kandidojnë vetëm në një qark dhe detyrohen ta sigurojnë këtë numër të lartë votash brenda atij qarku.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>