“Me këtë ligjin kërkohet shtypja e medias, por kjo tentativë nuk ka për të funksionuar, kemi një përvojë me ato që ato që kanë tentuar të cënojnë mediat.Kemi pasur përfaqësues një ekspert të BE-së që ka hedhur poshtë ligjin. Si mund të bëhet një ligj nga 12 deputetë që i ka kundër të gjithë.”
Kështu u shpreh profesori dhe drejtuesi i Departamentit të Gazetarisë, në Fakultetin e Gazetarisë, Mark Marku, në dëgjesën që zhvilloi sot Komisioni i Medias, për dy projektligjet e propozuara nga qeveria.
Ai u shpreh më tej se ky ligj është qesharak dhe çdo përmirësim që mendohet t’i bëhet është bashkëpunim në krim.
“Çdo përmirësim që mendohet se do të bëhet është vetëm një bashkëpunim në krim. Kjo procedurë cënon lirinë e medias, ky është një ligj qesharak.”
Agron Gjekmarkaj gjithashtu i kërkoi deputetëve të mazhorancës të mos votojnë projektligjin duke e konsideruar si një ligj, i cili “vret fjalën e lirë dhe komunikimin.”
Prej dy ditësh, Komisioni i Ligjeve po bën dëgjesa me gazetarë dhe organizata në mbrojtje të medias, për paketën ligjore ‘anti shpifje’.
Më herët dhe OSBE e ka hedhur poshtë projektligjin, duke i rekomanduar shumicës socialiste ndryshimin rrënjësor të tij. Më tepër mbi rekomandimet e OSBE-së mund të lexoni këtu.