Palmer: Refoma në drejtësi po funksionon, presim zbatimin e reformës zgjedhore

Nga Exit News
Palmer: Refoma në drejtësi po funksionon, presim zbatimin e reformës zgjedhore

Me rastin e 30-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri- SHBA, Mattheë Palmer, zëvendës ndihmës Sekretar i Shtetit dhe i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, ka dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës.

Palmer komentoi disa nga çështjet më të rëndësishme politikë në Shqipëri si reforma zgjedhore, reforma në drejtësi, investimet dhe diplomacinë e vaksinave.

Për zgjedhjet

Ne u ndjemë shumë të kënaqur që pamë parlamentin shqiptar të miratonte legjislacionin, në përputhje me rekomandimet e ODIHR për reformën zgjedhore,” tha Palmer.

Ai tha gjithashtu se SHBA dëshirojnë të shohin që zgjedhjet e prillit në Shqipëri të kryhen në bazë të standardeve më të larta ndërkombëtare.

Për reformën në drejtësi

Palmer e vuri theksin te përparimi që është bërë dhe se SHBA-të do të angazhohen që ky përparim të vazhdojë

Tani kemi kuorum për Gjykatën Kushtetuese, e cila është formuar; Gjykata e Lartë po shqyrton çështje, kanë filluar të trajtohen çështjet e prapambetura, procesi i verifikimit po funksionon,” tha ai.

Për investimet amerikane

Palmer tha se ekzistojnë ndërkohë disa investime si Exxon dhe Bechtel, por me sundimit të ligjit, qeverisjen e mirë, transparente e të përgjegjshme, Shqipëria do të tërheq edhe bizneset.

Biznesi amerikan shkon atje ku mendon se mund të ketë fitim, atje ku mendon se interesat e tij do të respektohen nga një sistem i pavarur gjyqësor,” u shpreh Palmer.

LEXO  Kejdi Mehmetaj denoncon heqjen e banderolës së LSI-së në Fier

Për qasjen e Shqipërisë ndaj vaksinave ruse dhe kineze

Palmer tha se SHBA-të duan që i gjithë Ballkani të ketë qasje në vaksina, ndaj edhe po investojnë rreth 4 miliard Dollar në programin COVAX.

Ne mendojmë se përmes Covax-it dhe bashkëpunimit shumëpalësh bota mund të sigurojë më së miri shpërndarjen e drejtë të furnizimit me vaksina,” përundoi ai.

 

 

1 koment

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme