Palmer: SHBA do të përpiqet ta bindë BE-në për hapjen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut

Palmer: SHBA do të përpiqet ta bindë BE-në për hapjen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut

Matthew Palmer, i dërguari i Sekretarit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, ka deklaruar se SHBA-të do të punojnë shumë për të bindur BE-në të hapë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut para majit të ardhshëm.

Palmeri e bëri këtë deklaratë pasi u takua me Presidentin e Serbisë Alexandar Vučić sot në Beograd. Ditët e fundit ai ka vizituar dhe Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

I dërguari i SHBA-ve e quajti vendimin e liderëve të BE për të shtyrë hapjen e negociatave me dy vendet e Ballkanit një “gabim historik” që dërgon “një mesazh të keq për të gjithë rajonin”.

Palmer theksoi mbështetjen e SHBA-ve për perspektivën europiane të Ballkanin Perëndimor, duke shtuar se SHBA do të bëjë “gjithçka në fuqinë e saj për të bindur BE-në të ndryshojë situatën aktuale përpara takimit të ardhshëm të liderëve të BE-së, që do të zhvillohet në Zagreb”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>