I dërguari i posaçëm i SHBA-së për ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer e quan marrëveshjen e arritur në Shqipëri në Këshillin Politik më 5 qershor, si pasqyrim të marëdhënieve Shqipëri – Amerikë.
Duke përgëzuar marrëveshjen e arritur mes 6 vendeve të rajonit për lëvizjen e lirë në situatën e pandemisë për nxitje ekonomike, Palmer theksoi rolin e SHBA-së për stabilitet në rajon.
Ai shprehu mbështetje të fuqishme për procesin e dialogut Kosovë – Serbi dhe për rolin e të dërguarit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak, raporton VOA.