Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka akuzoi të shtunën qeverinë se “bën premtime boshe” referuar rindërtimit teksa shtoi se ka ende familje që jetojnë në çadra, pasi ngelën pa shtëpi nga tërmeti i 26 nëntorit.
Këto deklarata Paloka i bëri gjatë një vizitë në një familje në Durrës.
“Rama premtoi 4 vite më parë të ulë koston e jetesës dhe kosto e jetesës veçse është rritur. Tani ai po bën premtime të tjera boshe. Është koha për ndryshim”, tha Paloka gjatë vizitës.
Familja e prekur nga tërmeti tregon në një video të publikuar nga PD se ka përfituar bonos qiraje vetëm në muajin shkurt.
Një ditë më parë, të premten ishte përfaqësuesja tjetër e PD Grida Duma që denoncoi një tjetër rast.
Duma akuzoi qeverinë se bën propagandë me rindërtimit por ka familje që nuk kanë përfituar edhe pse kanë aplikuar.