Nënkryetari i PD, Edi Paloka akuzon kryeministrin Rama se nuk ka garantuar ndihmë për qytetarët e goditur nga përmbytjet e ditëve të fundit.
Paloka shprehet se gjatë 8 viteve Rama i ka mashtruar njerëzit me propagandë dhe i ka lënë të varfër.
Ai shton se asnjë projekt 3D nuk largon shiun nga banesat dhe tokat e shqiptarëve.
“Asnjë projekt në 3D nuk largon dot ujin nga shtëpitë dhe tokat e pëmbytura, nuk siguron ushqim për familjet në vështirësi apo kalimin në rrugët e shkatërruara nga përmbytjet. Ecejaket e Edi Ramës në zonat e përmbytura me cirkun shëtitës të propagandës nuk ndihmojnë askënd që sot ka nevojë për ndihmë dhe jo për batuta bajate.”