
Edmond Panariti do të jetë Drejtori i ri i Kabinetit të presidentit Ilir Meta.
Emërimi i Panaritit në stafin e presidencës u bë të enjten.
Më herët gjatë ditës, Panariti njoftoi largimin e tij nga detyrat në Lëvizjen Socialiste për Integrim, për shkak të një detyre të re.
Ai do të zëvendësojë në detyrë Arben Cicin, i cili është emëruar Këshilltar Diplomatik.