Pandemia e COVID-19 ka goditur ekonominë shqiptare dhe situata e tregtisë për vitin e ardhshëm nuk duket optimiste.
Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri(DIHA) prezantoi të mërkurën një anketim, rezultat e të cilit ishin se: “Shqipëria ka një klimë të trazuar ekonomike të ndikuar nga pandemia e Covid-19 gjatë vitit të shkuar dhe ka pritshmëri jo të mira për vitin e ardhshëm”.
Të pranishëm në prezantimin e anketës ishin presidenti i DIHA-s Stephanie Sieg, Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë Anila Denaj, Ministri i Shtetit Eduard Shalsi dhe organizata anëtare të DIHA-s.
I pranishëm ishte edhe ambasadori gjerman Peter Zingraf i cili tha se “Gjermania në kohë krizash qëndron e vendosur në krah të Shqipërisë”.
Ai tha se faktor për goditjen e ekonomisë “nuk është vetëm pandemia”.
Zingraf tha se edhe pse vëllimi tregtar mes Gjermanisë dhe Shqipërisë vitet e fundit është rritur “një pjesë e madhe potenciali vazhdon të mbetet e pashfrytëzuar”.
Ambasadori tha sipërmarrje gjermane dhe të huaja “vazhdojnë të shprehin skepticizmin e tyre lidhur me mjedisin e biznesit në Shqipëri”
Ai tha se pavarësisht përpjekjeve të shumta nga ana e Shqipërisë “ekziston nevoja që të ndërmerren hapa të mëtejshëm në mënyrë që klima e investimeve të përmirësohet dhe zhvillimi ekonomik i vendit të ecë përpara”.