Pandemia goditi ekonominë shqiptare

Nga Exit News
Pandemia goditi ekonominë shqiptare

Pandemia e COVID-19 ka goditur ekonominë shqiptare dhe situata e tregtisë për vitin e ardhshëm nuk duket optimiste.

Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri(DIHA) prezantoi të mërkurën një anketim, rezultat e të cilit ishin se: “Shqipëria ka një klimë të trazuar ekonomike të ndikuar nga pandemia e Covid-19 gjatë vitit të shkuar dhe ka pritshmëri jo të mira për vitin e ardhshëm”.

Të pranishëm në prezantimin e anketës ishin presidenti i DIHA-s Stephanie Sieg, Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë Anila Denaj, Ministri i Shtetit Eduard Shalsi  dhe organizata anëtare të DIHA-s.

I pranishëm ishte edhe ambasadori gjerman Peter Zingraf i cili tha se “Gjermania në kohë krizash qëndron e vendosur në krah të Shqipërisë”.

rezultatet e anketes
rezultatet e anketes

Ai tha se faktor për goditjen e ekonomisë “nuk është vetëm pandemia”.

Zingraf tha se edhe pse vëllimi tregtar mes Gjermanisë dhe Shqipërisë vitet e fundit është rritur “një pjesë e madhe potenciali vazhdon të mbetet e pashfrytëzuar”.

Ambasadori tha sipërmarrje gjermane dhe të huaja “vazhdojnë të shprehin skepticizmin e tyre lidhur me mjedisin e biznesit në Shqipëri”

Ai tha se pavarësisht përpjekjeve të shumta nga ana e Shqipërisë  “ekziston nevoja që të ndërmerren hapa të mëtejshëm në mënyrë që klima e investimeve të përmirësohet dhe zhvillimi ekonomik i vendit të ecë përpara”.

rezultatet e anketes
rezultatet e anketes

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>