Numri i martesave të të miturve do të rritet gjatë 10 viteve të ardhshme, sipas një studimi të UNICEF.
Sipas këtij studimi, shkak për këtë është pandemia e korinavirusit.
“Mbyllja e shkollave, stresi ekonomik, ndaljet e shërbimeve, shtatzënitë dhe vdekjet e prindërve për shkak të pandemisë, janë duke përballur vajzat më të brishta me rrezik të martesës sa janë fëmijë”
UNICEF theksoi se kjo do të përbënte një kthim serioz nga përparimi i arritur në vjetët e fundit në fushatën kundër martesave të fëmijëve.
Sipas kësaj organizate në 10 vitet e fundit numri i këtyre martesave është ulur me 20 përqind.