Sipas një raporti të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin, pandemia ka rritur konsumin e drograve të ndryshme.
Tregjet e drograve kanë rinisur vrullshëm operacionet pas ndërprerjes në fillim të pandemisë.
Shkak janë bërë edhe faktorët kryesor që shtyjnë njerëzit në përdorimin e drogës, si pabarazia, varfëria dhe problemet e shëndetit mendor, të cilët kanë lulëzuar në kushtet e pandemisë.
Vitin e kaluar toka për kultivizimin e paligjshëm të bimës së opimit në Afganistan, prodhuesit më të madh të drogës, u rrit më 37%.
Ndërkohë, vihet re një rritje në konsumin e kanabisit dhe përdorimin jo-mjekësor të barnave, por një rënie të përdorimit të kokainës.
Kjo e fundit, që në 2019 shënoi rekord kultivimi, konsumohet më shumë në ambiente shoqërore, që gjë është shkurajuar nga vendosja e herëpashershme e karantinës dhe kufizimeve të tjera për shoqërizim.
Raporti paralajmëron se Evropa kërcënohet me një shtritje të re të tregut të kokainës, pasi furnizuesit e saj “po diversifikojnë, ulin çmimet dhe rriten cilësinë”.