Pandemia rrit varfërinë ekstreme në vendet në zhvillim

Nga Exit News
Pandemia rrit varfërinë ekstreme në vendet në zhvillim

Të ardhurat e mbi 80 përqind të popullsisë në disa prej vendeve në zhvillim kanë rënë si pasojë e pandemisë së koronavirusit, raporton Reuters.

Sipas, një studimi të kryer nga 18 organizata, përfshirë universitetet amerikane, universitetet evropiane dhe Bankën Botërore u shprehën për Reuters se:

“Nëse dëshironi që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi për të ndaluar përhapjen e virusit derisa të vaksinohen, ju duhet t’u siguroni atyre mbështetjen ekonomike për ta bërë këtë. Pa ndihmë financiare, njerëzit do të duhet të dalin të punojnë duke rrezikuar përhapjen e virusit”.

Studimi, i cili anketoi 30,000 familje u kryer pas rritjes së varfërisë botërore në vitin 2020, ndërkohë që Kombet e Bashkuara kanë deklaruara se miliona njerëz do të përfundojnë në varfëri ekstreme në 2030.

Në Kolumbi, Ganë, Ruandë mbi 80 përqind e popullsisë deklaroi rënie të të ardhurave. Ndërsa 9 nga 10 familje në Sierra Leone raportuan se një vakt të ushqimit e kanë hequr gjatë pandemisë.

Raporti rekomandoi ofrimin e ndihmës direkte në para përmes transferimeve në telefon, subvencionimin e shërbimeve si uji dhe energjia elektrike dhe heqjen e gjobave për faturat e papaguara.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>