Pandemia solli 75% rënie të udhëtarëve në aeroportet angleze

Pandemia solli 75% rënie të udhëtarëve në aeroportet angleze

Kufizimet në udhëtime për shkak të pandemisë së Covid-19 sollën një ulje të numrit të udhëtarëve  nëpër aeroportet e Mbretërisë së Bashkuar.

Nga 297 milion që udhëtuan në vitin 2019, në vetëm 74 milion vitin e shkuar, sipas një raporti të The Gurdian që citon të dhënat vjetore të Autoritetit të Aviacionit Civil.

Kjo përbën një rënie prej 75% të numrit të udhwtarëve dhe një tregues të qartë të efektit shkatërrues që pandemia ka patur mbi industrinë e fluturimeve.

Vera pritet të jetë po aq e vështirë pasi qeveria po ndjek një qasje të kujdesshme.

Ekspertët thonë se qeveria ose duhet të lirojë kufizimet e udhëtimeve ose duhet të përgatit një paketë ekonomike mbështetëse për kompanitë.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme