Papa dënon “shoqërinë e një pakice, vetëm për pakicën”

Papa dënon “shoqërinë e një pakice, vetëm për pakicën”

Papa Françesku zhvilloi, këtë javë, një vizitë në Meksikë. Ndër të tjera, Papa takoi mijëra qytetarë të varfër meksikanë në disa nga zonat më të varfra dhe më të goditura nga krimi të vendit.

Në një nga këto takime, Papa dënoi korrupsionin dhe elitat që jetojnë në kurriz të djersës dhe vuajtjeve të të varfërve. Ndër të tjera ai u shpreh:

“Kreshma është një periudhë ndryshimi, e përjetimit të përditshëm në jetët tona se si [ëndërra jonë] kërcënohet vazhdimisht nga ati i gënjeshtrave, nga ai që mundohet të na ndajë, duke krijuar një shoqëri të ndarë e të përçarë. Një shoqëri të një pakice dhe për pakicën. Sa shpesh përjetojmë në jetët tona, në familjet tona, mes miqve apo fqinjëve tanë, dhimbjen që lind kur na mohohet dinjiteti që mbartim brenda vetes. Sa herë na është dashur të qajmë e të pendohemi kur kemi kuptuar se ne vetë nuk e kemi respektuar dinjitetin e të tjerëve. Sa shpesh kemi qenë të verbër dhe indiferent ndaj dështimit për të njohur e respektuar dinjitetin tonë dhe të tjerëve.

Kreshma është një kohë për të rivlerësuar ndjenjat tona, për të hapur sytë ndaj padrejtësive të shpeshta, të cilat bien ndesh me ëndrrën dhe planin e Zotit. Është kohë për të demaskuar tre tundimet e mëdha që zbehin dhe ciflosin imazhin që Zoti donte të formonte tek ne:

Tundimi i pasurimit: grabitja e të mirave të destinuara për të gjithë dhe përdorimi i tyre vetëm për “njerëzit e mi”. Kjo lloj pasurie është rrëmbim i “bukës” së fituar me mundin e të tjerëve apo në kurriz të vetë jetës së të tjerëve. Është ajo pasuri e cila mban shijen e dhimbjes, hidhërimit dhe të vuajtjes. Kjo është buka që një familje apo shoqëri e korruptuar u ushqen fëmijëve të vet.

Tundimi i vanitetit: rendja pas prestigjit të bazuar në përjashtimin e vazhdueshëm dhe të pamëshirshëm të atyre që “nuk janë si unë”. Përpjekja e kotë për të rendur pas pak minutave famë.

Tundimimi i krenarisë: ose më mirë, vënia e vetes në një nivel më të lartë nga ai ku je në të vërtetë, ndjenja se ti nuk i përket së njejtës jetë si ‘të vdekshmit e thjeshtë’.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>