Papa Françesku bëri thirrje të dielën për t’i dhënë fund konfliktit në Izrael dhe Gaza, duke thënë se vdekjet e kaq shumë njerëzve të pafajshëm ditët e fundit, përfshirë fëmijët, ishin të papranueshme.
“Unë bëj apel për qetësi dhe për ata që janë përgjegjës t’i japin fund zhurmës së armëve dhe të marrin rrugën e paqes,” tha ai në fjalimin e përjavshëm për besimtarët e mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit.
“Shumë njerëz të pafajshëm kanë vdekur, mes tyre ka edhe fëmijë. Kjo është e tmerrshme. E papranueshme. Vdekja e tyre është një shenjë se (njerëzit) nuk duan të ndërtojnë një të ardhme, por e shkatërrojnë atë … Pyes veten se ku t’i çojë urrejtja dhe hakmarrja?”, shtoi Papa.
Prej një jave, Hamasi, grupi që qeveris në Gaza dhe Izraeli janë përfshirë në luftime që kanë shkaktuar vdekjen e qindra personave, mes tyre edhe civilë.
Hamasi lëshoi të hënën raketa në drejtim të Jeruzalemit dhe Tel Avivit si hakmarrje për përplasjet e policisë izraelite me palestinezët pranë Xhamisë Al-Aqsa në Jeruzalem, vendi i tretë më i shenjtë i fesë islame.
Izraeli është kundërpërgjigjur duke bombarduar militanët e Hamasit në Gaza.
Përpjekjet për të arritur një amrmëpushim deri tani kanë dështuar.