Papa Françesku fton të rigjejmë shpresën

Papa Françesku fton të rigjejmë shpresën

Papa Françesku mbajti, në Basilikën e Vatikani meshën tradicionale të Pashkës,të dielën paradite. Ati i Shenjtë në fjalimin e tij foli për viktimat e terrorizmit dhe për vendet e përgjakura nga lufta.

 Për shpresën:

“Përballë hendeqeve shpirtërore dhe morale të njerëzimit, përballë zbrastisë që hapet në zemrat tona dhe që shkakton urrejtje dhe vdekje, vetëm mëshira e pafund mund të na japi shpresë”

Për të gjithë ata, në shoqërinë tonë, që kanë humbur çdo shpresë dhe dëshirë për të jetuar, të moshuarve të mbingopur me vetminë, të rinjve të cilëve duket se i mungon e ardhmja, të gjithëve i drejtohem edhe një herë me fjalët e Ngjalljes: “Atij që ka etje do t’i jap falas ujë nga burimi i jetës”. Le të na ndihmojë ky mesazh i Jezu Krishtit secilin nga ne për të rinisur me më shumë kurajo rrugën e pajtimit me Zotin dhe me të gjithë vëllezërit e motrat tona. Kemi kaq shumë nevojë!”

 Për viktimat e sulmeve terroriste:

“Në këtë festë Pashke të tregojmë mbështetjen tonë me viktimat e terrorizmit, një mënyrë e verbër dhe e egër dhune që nuk pushon së derdhuri gjak të pafajshëm në botë, sic ka ndodhur në Belgjikë, Turqi, Kamerun, Çad, Irak dhe Bregun e Fildishtë…”

Për Sirinë dhe vendet në konflikt:

“Krishti i ringjallur tregon rrugën e shpresës për Sirinë, vend i copëtuar nga një konflikt i gjatë, me kortezhin e tij të trishtë të shkatërrimit, vdekjes, shpërfilljes së të drejtës njerëzore dhe degradimit të bashkëjetesës qytetare. Fuqisë së Zotit i besojmë […] që të mund të përftohen frutet e paqes dhe të nisi rindërtimi i një shoqërie vëllazërore, në respekt të dinjitetit dhe të drejtave të çdo qytetari.

Mesazhi i jetës të mundi fortësinë e zemrave dhe të nxisë një takim të frytshëm të popujve dhe kulturave në zonat e Mesdheut dhe të Lindjes së Mesme, në veçanti në Irak, Jemen dhe Libi.

Imazhi i njeriut të ri, që shkëlqen në fytyrën e Krishtit, të bëj të mundur bashkëjetesën ndërmjet Izraelitëve dhe Palestinezëve.

Zoti qoftë me përpjekjet intensive për të arritur një zgjidhje përfundimtare për luftën në Ukrainë.”

Papa Françesku ju predikoi vendeve që të mirëpresin emigrantët:

“Krishti i ngjallur, lajmëtari i jetës për gjithë njerëzimin, do të jehojë nëpër shekuj. Ai na fton të mos harrojmë burrat e gratë në rrugëtim drejt një të ardhme më të mirë, vargun gjithmonë e më të madh të emigrantëve—ndër ta dhe shumë fëmijë,— në arrati nga lufta, nga uria, nga varfëria dhe nga padrejtësitë shoqërore. Këta vëllezër e motra, gjatë rrugës së tyre, takojnë shumë shpesh vdekjen ose refuzimin e atyre që mund t’u ofrojnë mirëpritje dhe ndihmë.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>