
Papa Françesku tha mbrëmjen e së shtunën ku mbajti meshën e shenjtë të Pashkës së “në këto kohë të errëta pandemie nuk duhet të humbasin shpresën”.
Kjo ishte mesha e dytë që u zhvillua ndryshe për shkak të masave kundër Covid-19.
“Është gjithmonë e mundur të fillojmë nga e para sepse ekziston gjithmonë një jetë e re që Zoti është i aftë të rifillojë tek ne përtej të gjitha dështimeve tona. Edhe nga rrënojat e zemrës sonë, Zoti mund të ndërtojë një vepër arti”, tha Papa.