Papa kritika njerëzve që shkuan me pushime për t’i shpëtuar masave të COVID

Nga Exit News
Papa kritika njerëzve që shkuan me pushime për t’i shpëtuar masave të COVID

Papa Françesku ka dënuar sjelljen e njerëzve që shkuan jashtë vendit me pushime për t’i shpëtuar bllokimeve të koronavirusit, duke thënë se ata duhet të tregonin më shumë solidaritet për vuajtjet e të tjerëve.

Duke folur pas bekimit të tij të përjavshëm në mesditë, Françesku tha se ai kishte lexuar raportet e gazetave për njerëzit që kapnin fluturime për të ikur nga masat e qeverisë dhe për të kërkuar argëtim diku tjetër.

“Ata nuk menduan për ata që po qëndronin në shtëpi, për problemet ekonomike të shumë njerëzve që janë goditur rëndë nga bllokimi, të njerëzve të sëmurë. (Ata menduan) vetëm për të shkuar me pushime dhe për t’u argëtuar ”, tha Papa, sipas Reuters.

“Kjo më trishtoi me të vërtetë”, vijoi ai në video-mesazhin e transmetuar nga biblioteka e Pallatit Apostolik të Vatikanit.

“Ne nuk e dimë se çfarë do të rezervojë 2021 për ne, por ajo që të gjithë ne mund të bëjmë së bashku është të bëjmë pak më shumë përpjekje për t’u kujdesur për njëri-tjetrin. Ekziston tundimi për t’u kujdesur vetëm për interesat tona, “shtoi Papa.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>