Papa takon kardinalët kanadez për gjetjen e 215 eshtrave të fëmijëve të vrarë në një shkollë katolike në Kanada

Nga Exit News
Papa takon kardinalët kanadez për gjetjen e 215 eshtrave të fëmijëve të vrarë në një shkollë katolike në Kanada

Papa Françesku takoi dy kardinalët kanadezë, në Vatikan, të shtunën, për gjetjen e eshtrave të 215 fëmijëve indigjenë, në një ish-shkollë për studentë  të drejtuar nga Kisha Katolike.

Papa u takua veçmas me Kardinalin Michael Czerny dhe Kardinalin Marc Ouellet, tha Vatikani në njoftimin e tij të përditshëm për njoftimet papale.

Ouellet takohet me papën çdo të shtunë në cilësinë e tij si kreu i departamentit të Vatikanit që mbikëqyr peshkopët.

Czerny, eksperti i Vatikanit për emigrantët dhe refugjatët, nuk ka një takim të rregullt javor me papën. Ai është  shtetas kanadez i lindur në Çeki, familja e të cilit emigroi në Montreal kur ai ishte dy vjeç.

Vatikani nuk tha asgjë mbi takimet, por diplomatët thanë se do të ishte jashtëzakonisht e pazakontë nëse ngjarjet e fundit në Kanada nuk diskutoheshin.

Shumë kanadezë i kanë bërë thirrje Papës që të kërkoj falje publike për rolin e Kishës Katolike në shkollat ​​rezidenciale, të cilat funksiononin midis 1831 dhe 1996 dhe drejtoheshin nga selitë e krishtera në emër të qeverisë.

Francis, i cili u zgjodh papë në 2013, tashmë ka kërkuar falje për rolin e Kishës në kolonializëm në Amerikën.

Kryeministri Kanadez Justin Trudeau tha të premten Kisha Katolike duhet të marrë përgjegjësinë për rolin e saj në drejtimin e shumë prej shkollave.

Sistemi i shkollës rezidenciale ndau me forcë rreth 150,000 fëmijë nga shtëpitë e tyre. Shumë u nënshtruan abuzimit, përdhunimit dhe kequshqyerjes në atë që Komisioni i së Vërtetës dhe Pajtimit në 2015 e quajti “gjenocid kulturor”.

Drejtuar nga qeveria dhe Kisha të ndryshme të Krishtera, qëllimi i tyre i deklaruar ishte të asimilonin fëmijët indigjenë.

Zbulimi muajin e kaluar të eshtrave të fëmijëve në ‘Kamloops Indian Residential School’, e cila u mbyll në 1978, ka rihapur plagët e vjetra dhe po nxit zemërimin në Kanada për mungesën e informacionit dhe përgjegjësisë.

Në vitin 2008, qeveria Kanadeze zyrtarisht kërkoi falje për sistemin. Trudeau tha të premten se shumë “po pyesin pse Kisha Katolike në Kanada hesht e nuk flet”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>