Papa urdhëron hetim për abuzimet seksuale në Kishën e Këlnit

Papa urdhëron hetim për abuzimet seksuale në Kishën e Këlnit

Papa Franesku ka kërkuar të hetohet mënyra se si u trajtuan akuzat për abuzime seksuale nga Kisha e Këlnit në Gjermani.

Papa Françesku ka urdhëruar një Vizitë Apostolike në Kryepeshkopatën e Këlnit,” citohet nga Reuters Nikola Eterovic, Nunci Papal në Gjermani.

Sipas tij, Selia e Shenjtë kërkon të ketë dijeni të plotë se si është përballuar rasti nga Kryepeshkopata e Këlnit, e veçanërisht kreu i saj, Kardinali Woelki dhe Stefan Hesse, Kryepeshkopi i Hamburgut.

Këta të fundit janë kritikuar rëndë për arkivimin e një raporti mbi abuzimet në vite, me justifikimin e boshllëqeve ligjore në hetime.

Raporti 800 faqesh gjeti rreth 300 raste të abuzimit të të miturve nën 14 vjeç mes viteve 1975 dhe 2018, në të cilin dyshohen të përfshirë rreth 200 persona.

Kreu i Selisë së Shenjtë do të formojë një tabllo gjithëpërfshirëse të situatës komplekse baritore në Kryepeshkopatë dhe do të shqyrtojnë çdo dështim të mundshëm nga Kardinali Woelki dhe shkëlqesia e tij Stefan Hesse, Kryepeshkopi i Hamburgut,” shtoi Eterovic.

Kryepeshkopata e Këlnit përbën një nga komunitetet më të mëdha të Kishës Katolike Romane dhe rrjedhimisht, edhe një nga Peshkopatat më të pasura, duke ia kaluar edhe Vatikanit.

Dështimet në hetimin e abuzimeve ka bërë që qindra mijra anëtar të Kishës së Këlnit të largohen në shenjë proteste.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>