Paralajmërohet lehtësim i masave kufizuese në vend

Nga Exit News
Paralajmërohet lehtësim i masave kufizuese në vend

Zëvendës ministrja e shëndetësisë, Eugena Tomini paralajmëroi të hënën lehtësimin e masave në vend në fund të muajit.

Gjatë një interviste për Report Tv, Tomini u shpreh se:

“Deri në këto momente do të vijojmë më këto masa. Unë do të preferoja një lehtësim për sa i përket maskave të mbajtura në ambientet e jashtme, megjithatë duhet të jemi të rezervuar përkundrejt situatës pasi Europa sapo është lehtësuar nga pandemia dhe besojmë që në fund maji mund të ketë lehtësime”

Në lidhje me vaksinat kineze, Tomini pohoi se tashmë kanë mbërritur 60 mijë doza teksa priten dhe 500 mijë të tjera. Ajo ju bëri thirrje qytetarëve të kontaktojnë më mjekun e familjes për datën dhe orën kur do e bëjnë.

Sipas saj deri më tani janë vaksinuar 22 deri 23 përqind e popullsisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>