Parlamenti ashpërson dënimet në Kodin Penal për keqtrajtimin e kafshëve

Nga Alice Taylor
Parlamenti ashpërson dënimet në Kodin Penal për keqtrajtimin e kafshëve

Parlamenti ka miratuat në parim ndryshimet në Kodin Penal për të ashpërsuar dënimet ndaj atyre që abuzojnë me kafshët.

Ndryshimet u propozuan nga shoqatat e mbrojtjes së kafshëve dhe përfshijnë ndëshkime të ashpra për ata që plagosin, keqtrajtojnë kafshët. Ata që shpallen fajtorë për krime kundër kafshëve tani përballen me një deri në dy vjet burg.

Ndryshimet përcaktojnë:

Cilido që, i motivuar nga ligësia apo pa arsye vret një kafshë, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në dy vite.

Cilido që, pa arsye të ligjshme, plagos një kafshë apo e nënshtron atë ndaj veprimeve që sjellin vuajtjen e saj, dënohet me burgim nga katër muaj deri në një vit.

Cilido që, i motivuar nga ligësia apo pa arsye, detyron një kafshë që të kryejë shërbime, punë apo të ndërmarrë sjellje që shkojnë përtej karakteristikave etologjike përkatëse, dënohet me burgim nga një deri në tre muaj ose me gjobë nga 50.000 lekë deri në 100.000 lekë.”

Shoqatat e mbrojtjes së kafshëve janë kujdesur që të miratohen dispozitat ligjore që sigurojnë një nivel më të lartë të mbrojtjes për të gjitha kafshët. Ligji përcakton se do të ketë ndëshkime për ata që nuk i mbajnë kafshët në kushte sanitare ose higjienike dhe madje edhe kur ato braktisen.

“Braktisja e kafshëve të shoqërimit ose atyre të mbajtura në robëri përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 10.000 deri në 30.000 lekë.

Kryerja e veprimeve që bien ndesh me mirëqenien e kafshëve apo mbajtja e tyre në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare dënohet me gjobë nga 100.000 deri në 200.000 lekë dhe me burgim deri në gjashtë muaj”

Ligji gjithashtu do të zbatohet mbi ata që përdorin kafshë për ndeshje. Ata që kapen duke organizuar ose drejtuar ndeshje mes kafshëve mund të përballen me dy vjet burg dhe një gjobë maksimale prej 300,000 lekë (2400 EUR).

Pronarët  që lejojnë  kafshët e tyre shtëpiake për ndeshje ose që i mbajnë, i rrisin ose i stërvitin për këro qëllime mund të burgosen për dy vjet dhe të gjobiten deri në 1 milion lekë (8000 EUR).

Në lidhje me vrasjen e kafshëve me ligësi dhe pa ndonjë arsye do të dënohen deri në 2 vjet burg.

Prej kohësh Shqipëria ka pasur probleme me keqtrajtimin e kafshëve, duke mos u kufizuar vetëm në kushtet e tmerrshme të kafshëve shtëpiake të mbajtura në dyqanet e kafshëve, mbajtjen e arinjve dhe kafshëve të tjera të egra në restorante dhe “kopshte zoologjike”, dhe helmimin sistematik dhe keqtrajtimin e qenve endacakë nga autoritetet.

Në 2019, aktivistët raportuan se Bashkia e Tiranës vrau rreth 1000 qen endacakë në qytet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>